Milano, ndalesa e radhës e Albania Letteraria and Co. Festival

Milano, ndalesa e radhës e Albania Letteraria and Co. Festival

Milano do të jetë ndalesa e radhës e Albania Letteraria and Co. Festival, festivalit lëvizës që promovon letërsinë dhe kulturën shqiptare nëpër qytete të ndryshme evropiane. Ky edicion i veçantë do të zhvillohet në bashkëpunim me shoqatën Mi’mpegno, një organizatë e njohur për veprimtarinë e saj në fushën e kulturës, përfshirjes sociale dhe vullnetarizmit në Itali.Përmes leximeve, diskutimeve dhe ndërveprimeve mes autorëve shqiptarë dhe atyre italianë, festivali synon të krijojë një urë dialogu mes dy kulturave – duke vendosur në qendër temat aktuale dhe me interes të përbashkët për shoqëritë bashkëkohore.Letërsia shqipe do të jetë protagoniste, por në harmoni dhe ndërveprim me traditën italiane, duke sjellë një pasqyrë të pasur të krijimtarisë bashkëkohore dhe zërave letrarë nga Shqipëria dhe diaspora.Albania Letteraria and Co. Festival është...