Si të përdorim të bardhën e vezës për flokët

Si të përdorim të bardhën e vezës për flokët

Mirëmbajtja e lëkurës dhe flokut nuk ka përse të kushtojë një tufë me para. Produktet natyrale që njerëzit konsumojnë çdo ditë janë të mira për shëndetin e organizmit por edhe mirëmbajtjen e lëkurës dhe flokëve. I tillë është rasti i vezëve, të bardhat e të cilave janë fantastike për shumë trajtime të rëndësishme të bukurisë që mund të bëhen lehtë në shtëpi. Vezët janë të mbushura me proteina siç është albumina dhe kolagjeni. E bardha përmban dy të tretën e proteinës së vezës së plotë. Kjo proteinë është e plotë, që do të thotë se përmban të nëntë amino acidet thelbësore për trupin. Këto proteina janë të dobishme jo vetëm për lëkurën por edhe për skalpin e kokës dhe flokët, sidomos atë të yndyrshëm. Maskë...