127 TË ARRESTUAR NË TIRANË, HETIM PËR THIRRJE TERRORISTE NË RRJET
Më 16 tetor, në ditën e katërt të protestave në Tiranë, Policia e Shtetit publikoi një bilanc që tregon përmasat e ndërhyrjeve dhe hetimeve të ditëve të fundit. 127 persona të arrestuar dhe 244 të proceduar penalisht në gjendje të lirë, vetëm në kryeqytet. Por gjatë konferencës për shtyp, drejtuesi i lartë i Policisë, Dhimitraq Ziu, dha edhe një informacion tjetër, potencialisht më të rëndësishëm për hetimet që po zhvillohen. Sipas tij, strukturat e Antiterrorit dhe të Krimit Kibernetik kanë identifikuar kanale komunikimi në internet, ku dyshohet se janë shpërndarë mesazhe që bëjnë thirrje për akte ekstreme dhe terroriste, si edhe kërcënime ndaj jetës së punonjësve të Policisë. Për këto veprime, Policia thotë se është regjistruar procedim penal dhe se po bashkëpunon me partnerë ndërkombëtarë...
Burimi:
ntv.al