Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Plas skandali, Dritan Agolli dyshime për skemë korrupsioni me Bashkim Ulajn dhe Shkëlqim Fushën, u dha tendera në…
Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli dyshohet se ka krijuar një skemë korrupsioni, sfiduese për Prokurorinë e Posaçme (SPAK-un), me dy oligarkët Shkëlqim Fusha dhe Bashkim Ulaj. Agolli ka diktuar tendera me vlerë dhjetëra milionë euro për Fushën dhe Ulajn, ndërsa dy oligarkët i kanë dhënë në këmbim Agollit prona dhe zyra për bizneset e djalit Flladi dhe bashkëshortes Rovena Agolli. Palët e implikuara kanë lënë gjurmë dhe prova konkrete gjatë zbatimit të këtij operacioni të përfitimit të kundraligjshëm të parave publike. Afera Agolli-Fusha Dritan Agolli i ka dhënë kompanisë Fusha sh.p.k. të oligarkut Shkëlqim Fusha rreth 60 milionë euro tendera. Tenderat për Fushën janë finalizuar me procedura të manipuluara dhe të dyshuara si fiktive, kryesisht me ofertë fituese gati sa fondi limit,...