Mbledhja e Stabilizim-Asociimit/ Deputetja Tabaku: Luftë të vërtetë ndaj korrupsionit, kemi nevojë për reforma

Mbledhja e Stabilizim-Asociimit/ Deputetja Tabaku: Luftë të vërtetë ndaj korrupsionit, kemi nevojë për reforma

Duke u ndalur te ligji i prokurimit publik, ajo tha se nuk është rishikuar akoma sipas standarteve evropiane, ndërkohë që ka mungesë të theksuar transparence në dhënien e tenderave. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi në mbledhjen e Stabilizim-Asociimit, theksoi se Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta për të bërë të mundur integrimin e vendit. Sipas saj, qeveria nuk ka treguar vullnet për të bërë reforma në sektorë të ndryshëm. Jorida Tabaku: “Ligji mbi prokurimin publik nuk është rishikuar akoma me standartet evropiane. Madje opozita propozoi një paketë për prokurorimin publik që ta përafronte me standartet evropiane dhe qeveria refuzoi. Tenderat publikë nuk kryen përmes një konkurrence të hapur dhe transparente, përmes sistemit elektronik dhe lë hapësirë për volum të madh të tenderave publike...