122 ditë protestë, Susaj thirrje kolegëve: Mos guxoni t’u bëni presion studentëve

122 ditë protestë, Susaj thirrje kolegëve: Mos guxoni t’u bëni presion studentëve

122 ditë protestë, dhe profesori Lush Susaj ngriti shqetësimin për atë që e konsideroi si presion politik ndaj studentëve dhe të rinjve në institucionet arsimore. Susaj solli në vëmendje bisedën që, sipas tij, kishte zhvilluar me një prej studentëve që kishte qenë pjesë e drejtimit të protestës studentore të viteve 2018-2019. Profesori tha se studenti i kishte treguar se ishte penalizuar akademikisht pas angazhimit në protestë. “Takova tani një student që drejtoi protestën e 2018-2019. Më tha: ‘Profesor, më kanë masakruar, më kanë ulur në nota’. Kjo është dhuna politike mbi shkollat dhe universitetet”, deklaroi Susaj. Ai u ndal edhe te roli i pedagogëve dhe mësuesve, duke kritikuar ata që, sipas tij, përdorin pozicionin e tyre për të ushtruar presion ndaj studentëve dhe nxënësve. “Zoti...