Konflikt mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, gjenden sende të ndaluara

Konflikt mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, gjenden sende të ndaluara

Një konflikt mes disa të dënuarve është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Shkodër. Pas incidentit, autoritetet kanë ndërhyrë duke ushtruar kontrolle në ambientet e institucionit. Sipas informacioneve paraprake, kontrollet janë kryer nga AMSEVP-ja, gjatë të cilave janë konstatuar edhe sende të ndaluara.