Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Capello kritikon ashpër lojtarët italianë: Është turp të refuzosh kombëtaren e vendit tënd
Fabio Capello ngre zërin. Ish-trajneri i Real Madridit, Milanit dhe Juventusit, ndër të tjera, ka shprehur indinjatën e tij në “El Programa de Ortega” kundër refuzimeve të fundit të kombëtares axurre nga disa lojtarë si Francesco Acerbi, i cili nuk pranoi të shkonte në grumbullimin e fundit për shkak të problemeve me trajnerin: “Është turp që një lojtar të heqë dorë nga të luajturit për vendin e tij”. Capello foli edhe për gjendjen aktuale të kombëtares italiane, që rrezikon të mbetet jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi: “Më zemëron shumë kjo situatë. Kjo skuadër nuk ka shpirt, duhet parë nëse Gattuso do të mund t’ia japë”. Trajneri veteran italian përfitoi nga intervista për të lavdëruar Carlo Ancelottin, të cilin e kishte stërvitur gjatë kohës...