Chivu: Pjesa e parë ishte e mirë, por na mungoi vendosmëria para portës

Chivu: Pjesa e parë ishte e mirë, por na mungoi vendosmëria para portës

“Bëmë një pjesë të parë të mirë, edhe pse u gjendëm në disavantazh. Në pjesën e dytë ishim më të ngadaltë në qarkullimin e topit, na mungoi vendosmëria para portës”. Kështu e analizoi Cristian Chivu debutimin e Interit të tij në Botërorin për Klube ndaj Monterrey (1-1). “Rrezikuam në kundërsulme, djemtë dhanë maksimumin, – tha trajneri rumun për Dazn, pas ndeshjes së tij të parë në stolin zikaltër. – Mkhitaryan si trekuartist? Duhet të kemi gjithmonë më shumë zgjidhje dhe të jemi gati për ndeshjet e ardhshme. Një lojtar pas dy sulmuesve, ose dy pas një sulmuesi është mundësi taktike. Luis Henrique? Mund të bëjë më mirë, ka personalitet dhe teknikë të mirë. Sebastiano Esposito? Në linjë me gjithë skuadrën, një paraqitje e mirë”. Në...