Endrick: Unë jam askushi para atyre që luajnë titullarë te Real, tani synoj finalen e Champions

Endrick: Unë jam askushi para atyre që luajnë titullarë te Real, tani synoj finalen e Champions

Kupa e Mbretit duket se është turneu i preferuar për sulmuesin e Real Madrid, Endrick. Ai nuk ka shënuar vetëm në ndeshjen e parë kundër Deportiva Minera, pas së cilës shpërtheu talenti i ri brazilian: 5 gola në 5 ndeshje të luajtura. Mbrëmë nënshkroi barazimin e përkohshëm 1-1 në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales ndaj Real Sociedad, që kualifikoi “los blancos” në finale. Kështu, Endrick barazohet me Julian Alvarez si golashënuesi më i mirë i Kupës. “Dua të shënoj dhe të fitoj trofe. Më pëlqen kur tifozët festojnë. Ne do të stërvitemi fort për të fituar këtë trofe. Unë jam këtu për të ndihmuar, për të shënuar gola dhe për të mbrojtur”, tha 18-vjeçari brazilian. “Tani duam të shkojmë edhe në një finale tjetër, atë...