Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Edhe Vitinha kundër kalendarit të ngjeshur: Kemi dëshirë të fitojmë në Botëror, por nuk po bëjmë asnjë ditë pushim
17 Qershor 2025 9:18 Telesport Nëse fusha i ka dhuruar mjaft suksese këtë sezon me fanellën e PSG, përfshi edhe triumfin në Champions League, jeta jashtë saj ka qenë një makth pr mesfushorin portugez Vitinha. Ai është një tjetër futbollist që jep alarmin për numrin e madh të ndeshjeve që po luan. Edhe pse ai dhe skuadra e PSG janë vënë në gjueti të Botërorit për klube, duket se Vitinha preferon disa ditë më shumë pushime. “Është e vështirë të luash në këtë turne pas një sezoni kaq të gjatë, pas kaq shumë ndeshjes dhe udhëtimesh”, tha Vitinha. “Po përpiqemi që ta mundim lodhjen me faktin se po luajmë në një turne të ri, në një vend tjetër, këtu në Amerikë. Jemi të lumtur me...