120 pacientë në 5 ditë, ngrihen dyshime për helmim në Fushë-Arrëz

120 pacientë në 5 ditë, ngrihen dyshime për helmim në Fushë-Arrëz

Në Qendrën Shëndetësore të Fushë-Arrëzit, gjatë 5 ditëve janë paraqitur rreth 120 pacientë me të vjella, diarre e temperaturë, të cilët dyshojnë për helmim nga uji i pijshëm. Mëngjesin e sotëm, nga ora 08:00 deri në 10:00, rreth 15 persona janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore. Mjeku i Qendrës Shëndetësore, Nikolin Bardhoku, pranon se gjatë këtyre ditëve janë trajtuar shumë pacientë me simptoma gastro-enterale, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku. “Janë çrregullime gastrointestinale, gastroenterite akute. Ne jemi shqetësuar realisht ditën e diel dhe të hënën kemi bërë njoftimin sipas protokollit. Situata është nën kontroll, pacientët janë trajtuar ambulatorisht dhe me trajtim simptomatik. Pjesa e sipërme e kurbës është ezauruar. Unë mendoj se është një enterovirozë”, tha mjeku Nikolin Bardhoku. Banorët e Fushë Arrëzit ngrenë...