Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
12 vite në krye të Drejtorisë së Komunikimit në Kuvend, jep dorëheqjen gazetarja nga Malësia e Madhe…
Çdokush që e ka takuar qoftë edhe njëherë të vetme Zhakun, ka krijuar menjëherë përshtypje pozitive për të, edhe pa e njohur më herët. Është Manjola Zeka, pas martese, iu shtua edhe mbiemri i dytë Arizaj, bashkëshorte e një gazetari pendë dhe mendjehollë, si Edmond Arizaj. Një malësore krenare, që lidh jetën me një vlonjat, edhe ai po aq krenar edhe pse në jo pak raste, është shfaqur si mishërim “nga je, nga fshati i gruas” në rrjetet sociale. Përtej kësaj batute humori që mirëkuptohet, Zhaku, përherë e buzëqeshur dhe me këdo optimiste, pak orë më parë shkruajti diçka në...