1,2 miliardë euro investim, Inter dhe Milan zbulojnë projektin e stadiumit të ri
Interi dhe Milani kanë prezantuar projektin e stadiumit të ri që do të zëvendësojë impiantin legjendar “San Siro”, ku dy klubet gjigante të futbollit italian kanë zhvilluar ndeshjet e tyre për dekada me radhë. Stadiumi i ri do të mbajë emrin “Generali Stadium”, sipas kompanisë më të madhe të sigurimeve në Itali, e cila do të jetë sponsorizuese e impiantit, shkruan A2 CNN. Ai do të ketë një kapacitet prej 71 500 vendesh, ndërsa investimi i përbashkët i dy klubeve parashikohet të arrijë në 1,2 miliardë euro. Projekti u prezantua të enjten në një aktivitet gala të organizuar në kështjellën “Castello Sforzesco” në Milano. Sipas planit, punimet për ndërtimin e stadiumit do të nisin në vitin 2028, në territorin ku ndodhet aktualisht “San Siro”. Impianti...
Burimi:
javanews.al