Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
12 metra i gjatë, gjendet dinozauri më i madh i Europës
Fosilet e dinozaurit më të madh tokësor të Europës janë zbuluar në Ishullin Wight, kanë deklaruar shkencëtarët. Paleontologët e Universitetit të Southampton kanë identifikuar mbetjet e grabitqarit 10 metra të gjatë, i cili jeton 125 milionë vjet më parë. Kockat prehistorike (bishti dhe legeni) i përkisnin një dinozauri me dy këmbë, turi si krokodil dhe me një gungë kockore në shpinë. “Ishte një kafshë gjigande, më shumë se 10 metra i gjatë dhe me peshë disa tonëshe”, është shprehur një doktorant i ekipit, Chris Barker. “Duke gjykuar nga përmasat, përfaqëson një nga grabitqarët më të mëdhenj të gjetur në Europë, ndoshta më i madhi deri më tani”. Mendohet se krijesa ka jetuar në fillim të periudhës së rritjes së nivelit të deteve dhe mund të ketë...