12 eurodeputetë kërkojnë hetime të pavarura për veprimet e policisë në protesta

12 eurodeputetë kërkojnë hetime të pavarura për veprimet e policisë në protesta

Dymbëdhjetë eurodeputetë i janë drejtuar me pyetje me shkrim Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, duke kërkuar hetime të pavarura për përdorimin e forcës nga policia gjatë protestave në Shqipëri. Në dokument ngrihen shqetësime për plagosjen e protestuesve dhe gazetarëve me plumba gome, pengimin e punës së medias dhe respektimin e të drejtave të personave të ndaluar, veçanërisht të miturve. Eurodeputetët kërkojnë që Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm t’i adresojë drejtpërdrejt këto pretendime me autoritetet shqiptare dhe të kërkojë hetime të pavarura, të paanshme dhe efektive. Sipas tyre, hetimet duhet të përfshijnë edhe përgjegjësinë e drejtuesve të operacioneve policore, ndërsa rezultatet duhet të bëhen publike dhe të ndiqen me masa gjyqësore ose disiplinore kur konstatohen shkelje. Një tjetër kërkesë lidhet me garantimin...