Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi”
Me një kërkim të thjeshtë në arkivën e ShkodraWeb, në këtë LINK që mund ta klikoni vetë, është një lajm i datës 8 maj 2023. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Vllaznisë, mësohet se presidenti Alban Xhaferi, kishte nënshkruan solemnisht me kandidatin për kryetar bashkie të Shkodrës, Benet beci, një akt- marrëveshje apo “Pak për zhvillimin e futbollit 2023- 2027”, aq sa zgjat mandati i një të zgjedhuri vendor. Lajmi jo pak i bujshëm, u shpërnda në faqen zyrtare të KF Vllaznia në internet (mund ta gjeni akoma duke klikuar këtë LINK) siç edhe në faqen zyrtare në Facebook të KF Vllaznia (mund ta gjeni duke klikuar këtë LINK). Ky pakt, ka një preambul apo parashtrim dhe pasohet nga disa paragrafë dhe pika mjaft...