Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Presidenti legjendar njofton tërheqjen nga klubi
Edmond Hasanbelliu njoftoi sot se ka marrë vendimin për t’u dorëhequr nga Teuta. Presidenti i durrsakëve ka njoftuar vendimin e tij zyrtarisht përmes kanaleve të klubit. Ai ishte personi që e drejtoi klubin në 26 vite duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm në vend. Mesazh nga z. Edmond Hasanbelliu Pas 26 vitesh në drejtim të Teutës, z. Hasanbelliu ka bërë një mesazh emocionues, duke sqaruar vendimin e marrë për largimin nga klubi durrsak: “Me keqardhje, dua të njoftoj se kam dhënë dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit. Pas një periudhe të gjatë angazhimi dhe përkushtimi, kam vendosur që të hap një kapitull të ri në jetën time, duke kërkuar mundësi të reja profesionale dhe personale. Gjatë kohës që kam qenë pjesë e shoqatës, kam pasur...