Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gyökeres lë me “gisht në gojë” Man. United, suedezi refuzon “Djajtë” pasi i ka dhënë “fjalën” klubit tjetër të njohur
“Telenovela” me emrin “Viktor Gyökeres” vazhdon të jetë në qendër të merkatos verore dhe duket se “seritë” e saj nuk kanë të mbaruar. Sipas medias portugeze “Record”, sulmuesi suedez ka refuzuar transferimin te Manchester United. “Djajtë” i kanë ofruar Sporting Lisbon 65 milionë euro plus 10 milionë euro të tjera bonuse, por ka qenë vetë sulmuesi që ka lajmëruar përfaqësuesit e tij të njoftojnë Manchester United se nuk dëshiron të transferohet tek ata. Sipas raportimit në fjalë, dëshira e Gyökeres është të transferohet tek Arsenal, sulmuesi ka arritur akordin personal me londinezët, por problem është fakti që “Topçinjtë” janë të gatshëm të paguajnë për suedezin deri në 55 milionë euro, shifër që nuk pranohet nga Sporting Lisbon. Nga ana tjetër, presidenti i Sporting Lisbon ka...