117 ditë qëndresë! Protestë para Kuvendit dhe pasdite përballë Kryeministrisë: Të shporrim këtë bandë kriminale
Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama hyn sot në ditën e 117-të, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar një ditë me dy tubime në kryeqytet. Ndryshe nga ditët e zakonshme të protestës, këtë të enjte qytetarët do të mblidhen fillimisht në orën 09:30 para Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën ditë kur deputetët do të zhvillojnë seancën plenare. Protestuesit kanë paralajmëruar prej ditësh se seancat e Kuvendit do të shoqërohen me tubime paradite, duke e zhvendosur për disa orë protestën nga Kryeministria drejt Parlamentit. Më herët, një prej aktivistëve kishte njoftuar se 10, 17 dhe 24 shtatori, që përkojnë me ditët e seancave plenare, do të shoqëroheshin me mobilizim të qytetarëve gjatë paradites. Pasdite, qytetarët pritet t’i rikthehen skenarit të ndjekur prej muajsh, duke u grumbulluar...
Burimi:
gijotina.com