115 ditë qëndresë! Qytetarët në protestë kundër qeverisë: Ta shpëtojmë vendin nga kanceri, që e ka emrin Edi Rama
Mbahet sot protesta e 115 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Tiranë. Protesta e 115-të pritet të vijojë me të njëjtin format, me grumbullimin e qytetarëve, fjalimet e aktivistëve dhe më pas marshimin në rrugët e Tiranës. Në protestat e ditëve të fundit janë dëgjuar sërish thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Arrestoni Ramën” dhe “Shqipëria po bën revolucion”. Protestuesit kanë mbajtur gjithashtu pankarta me mesazhe kundër korrupsionit dhe për ndryshimin e mënyrës së përfaqësimit politik. Një prej mesazheve të përsëritura gjatë marshimeve ka qenë edhe “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”, ndërsa protestuesit kanë kërkuar pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare. “Kjo qeveri duhet të zhduket. Këtu janë shqiptarë të ndershëm, ne nuk jemi për kapriço këtu në shesh. Ne kërkojmë dinjitet....
Burimi:
gijotina.com