Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bordi i Përbashkët i Mitrovicës mban takimin e parë
Bordi i Përbashkët i Mitrovicës ka mbajtur të enjten takimin e parë, ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut dhe anëtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës. Takimi u kryesua nga ministri në detyrë i administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në cilësinë e përfaqësuesit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Sipas Qeverisë në detyrë të Kosovës, ky bord ka një rëndësi të veçantë për bashkëpunimin mes këtyre dy komunave. Formimi i tij, sipas ekzekutivit, është bërë në përputhje me Ligjin për kufijtë administrativ të komunave. “Përmes bashkërendimit në fusha kyç si infrastruktura, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet komunale, ky Bord do të ofrojë një mekanizëm konkret për realizimin e projekteve të përbashkëta dhe ndërtimin e besimit reciprok. Me pjesëmarrje...