NATO rrit praninë në Kosovë, KFOR-i përforcohet me ushtarë nga Shqipëria, Bullgaria e Greqia

NATO rrit praninë në Kosovë, KFOR-i përforcohet me ushtarë nga Shqipëria, Bullgaria e Greqia

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se trupat shqiptare, bullgare, greke dhe rumune nga Rezervat Operacionale kanë nisur dislokimin e tyre në mbështetje të këtij misioni. Sipas njoftimit, këto përforcime, rrisin aftësinë e KFOR për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi përkatës të situatës së sigurisë, në përputhje me mandatin e tij. Batalioni i Forcës Shumëkombëshe të Rezervës Operacionale (ORF) mori përsipër detyrat nga Batalioni i Forcës Operacionale të Rezervës turke, sipas një plani rotacioni të forcave të mbikëqyrur nga Komanda e Forcës së Përbashkët të NATO-s në Napoli (Itali). Ai ka një forcë prej rreth 270 ushtarësh dhe do të operojë në mënyrë të përkohshme, përkrah 200 forcave të rezervës tashmë të dislokuara nga brigada italiane “Sassari.” KFOR-i tha se vazhdon të kontribuojë për...