Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Gjenden mbi 19 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen dy shtetas
Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 19 739 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Mësohet se lidhur me këtë veprimtari nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarin e fshatit Kir, shtetasin S. H., për shpërdorim detyre dhe për rojën e mjedisit, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi. “Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 1094 fidanë dhe 18 645 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht: -Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative...