Vijojnë sulmet e tifozëve kundër FSHF-së: Na penguan edhe në Letoni

Vijojnë sulmet e tifozëve kundër FSHF-së: Na penguan edhe në Letoni

Adriatik BALLA Mes tifozëve dhe FSHF-së nuk ka paqe. Përplasjet e fundit e kanë thelluar raportin e vështirë mes tyre. Grupi i përkrahësve të Shqipërisë, “Tifozat Kuq e Zi”, ka lëshuar tjetër komunikatë të mërkurën. Ky grupim ka thënë se është penguar me urdhër të FSHF-së edhe në Riga të Letonisë. TKZ ishin prezent në stadium në përkrahje të Shqipërisë në barazimin 1:1 me Letoninë. Sipas komunikatës, anëtarët e TKZ janë përballur me kontrolle të papara deri më tani në ndeshjet në udhëtim. TKZ ka shkruar se pjesëtarët e sigurimit u kanë thënë hapur se “kemi urdhër nga federata juaj t’iu kontrollojmë hollësisht”. “Me këtë rast, na ndaluan të gjitha banderolat dhe parullat që kishim me vete, edhe pse përmbanin vetëm shkrimet e zakonshme “Tifozat...