Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
53 deputetët e rinj të PS, në shkollë verore/ Kryeministri Rama, lektori i parë
Kjo verë për 53 deputetët e rinj socialistë të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit do të jetë intensive, pasi përpara se të futen në Kuvend, të sapozgjedhurit e Edi Ramës duhet të kalojnë së pari nga “bankat” e një kursi trajnimi. Dhe për këtë ka menduar vetë Kryeministri i cili në takimin e dytë të fitores me kandidatët e mazhorancës në 26 Maj paralajmëroi nga Pallati i Brigadave hapjen e një sesioni të posaçëm të Akademisë Politike të Partisë Socialiste për të gjithë deputetët që hyjnë për herë të parë në Kuvend në shtator. Shkolla verore do të nisë në 20 qershor dhe pjesë janë edhe 9 ministra aktualë, të cilët do t’i nënshtrohen trajnimeve për t’u njohur me praktikën legjislative, sjelljen në parlament,...