Reijnders është zyrtarisht i Manchester City, firmos deri më 2030. Ja komunikata zyrtare

Reijnders është zyrtarisht i Manchester City, firmos deri më 2030. Ja komunikata zyrtare

Më në fund, zyrtarizimi mbërriti në orët e paradites: Tijjani Reijnders është lojtari i ri i Manchester City. Të dielën, mesfushori holandez kreu vizitat mjekësore të zakonshme, duke “braktisur” përkohësisht kombëtaren, për të firmosur kontratën me klubin e ri dhe rikthyer më pas në grumbullimin e përfaqësueses me trajnerin Ronald Koeman. Edhe pse dritarja shtesë e merkatos mbyllej në orën 20:00 të ditës së djeshme, kjo nuk e pengoi zyrtarizimin e marrëveshjes. Kalimi i tij nga Milani tashmë është publik. Shifrat zyrtare të operacionit nuk janë bërë publike, por flitet për një marrëveshje prej 65 milionë euro (përfshirë bonuse të lehta për t’u arritur), plus 5 milionë euro të tjera bonuse të vështira. Reijnders ka firmosur kontratë deri në vitin 2030 dhe do të punojë nën...