Neymar për qëndrimin te Santosi: Nga 0 në 10, them 7. Është shtëpia ime, dua ta mbyll këtu

Neymar për qëndrimin te Santosi: Nga 0 në 10, them 7. Është shtëpia ime, dua ta mbyll këtu

Po sikur Neymar të qëndrojë përfundimisht te Santos? Ylli brazilian 33-vjeçar, ish-lojtar i Barcelonës dhe PSG-së, pas 6 muajve në huazim te Santos, ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës, por dje u deklarua më i afërt me qëndrimin. “Cilat janë gjasat që të qëndroj te Santos? Nga 0 në 10, them 7”, – nënvizoi ai duke buzëqeshur në një intervistë për kanalin “Bandsports”. Ai shtoi: “Historia ime me Santos nuk do të përfundojë kurrë. Kam lindur te Santos dhe dua të vdes këtu. Është shtëpia ime, është skuadra e zemrës sime dhe po bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar klubin. Deri tani kam ndihmuar më shumë jashtë fushës sesa brenda saj, por kjo nuk ishte arsyeja pse erdha. Erdha për të...