Shqipëri-Letoni/ Histori pa fitues në pesë përballje

Shqipëri-Letoni/ Histori pa fitues në pesë përballje

Në historinë e përballjeve mes Shqipërisë dhe Letonisë, asnjëra skuadër nuk ka arritur të dalë fituese në pesë ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Të gjitha takimet janë mbyllur në barazim, me të dyja ekipet që kanë shënuar nga gjashtë gola në total. Takimi i fundit mes dy skuadrave është luajtur më 4 shtator 1999, pra rreth 26 vite më parë. Ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Letonisë u zhvillua më 11 nëntor 1992 në Tiranë, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 1994, dhe përfundoi me rezultatin 1-1. Sfida e kthimit në Letoni, më 15 maj 1993, u mbyll pa gola. Më 10 shkurt 1998, dy ekipet barazuan 2-2 gjatë një turneu miqësor të zhvilluar në Maltë. Në kualifikueset e Euro 2000, Shqipëria...