Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Manchester City me fytyrë të re në Botërorin e klubeve, vjen edhe blerja e tretë që në qershor
10 Qershor 2025 8:47 Telesport Ashtu sikurse patën premtuar, Manchester City pritet të paraqitet në Botërorin e klubeve me një fytyrë krejt ndryshe. Pasi siguroi Tijjani Reijnders nga Milani dhe algjerianin Rayan Aït-Nouri nga Wolves, “citizens” janë pranë mbylljes së marrëveshjes së tretë. Bëhet fjalë për Rayan Cherki, i cili debutoi me kombëtaren franceze, duke shënuar një gol dhe një asist kundër Spanjës. Lojtari i Lyon do ta mbyllë javën e tij të pabesueshme duke u transferuar në ekipin e Pep Guardiola. Dhe të mendosh që jemi vetëm në qershor. Një marrëveshje me vlerë 40 milionë euro, përfshirë bonuset. Rayan Cherki do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare (deri në vitin 2030) dhe do t’i bashkohet menjëherë bashkëlojtarëve të rinj përpara Kupës së Botës për klube....