Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Deklarata e Juliana Nurës për biletën e ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe telefonatës me Dukën, totalisht e shpikur për viralitet.” Burime nga FSHF sqarojnë situatën
Ka qenë një nga deklaratat që bëri më shumë xhiron në rrjete sociale këto ditë: ish-banorja e Big Brother Kosova, Juliana Nura, tha publikisht se biletën për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri–Serbi e kishte marrë “nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka”. “I telefonova Dukës dhe më siguroi biletat” tha ish-banorja. Një deklaratë e çuditshme, që ngre më shumë pikëpyetje sesa përgjigje. Aq më tepër kur vjen në një moment ku procesi i shitjes së biletave për këtë sfidë ka qenë nga më të rregulltat dhe më transparent – me aplikim publik, short elektronik dhe filtra të shumtë për të shmangur abuzimet. Telesport foli direkt me burime të sigurta pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ata thanë për redaksinë tonë se nuk ka asnjë të dhënë...