Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Letoninë në transfertë. Tekniku kuqezi deklaroi se gjithmonë ndeshja e dytë është më e vështirë, në aspektin e rikuperimit dhe menaxhimit. Sipas tij, formacioni do të vendoset pas përgatitjeve të fundit që do të zhvillohen në Riga. “Ndeshja e dytë është më e vështirë në aspektin e rikuperimit dhe menaxhimit. Këtë e thonë edhe të tjerët. Nuk kemi vendosur akoma për formacionin. Do kemi edhe stërvitjet e fundit, ku mund të kemi një ide më të qartë. Kemi një avantazh në Kombëtare, sepse kemi 24 lojtarë, nga ku mund të zgjedhim. Kemi hapësira, për të zgjedhur mes lojtarëve të ndryshëm. Kemi mundësi të zgjedhim dhe do të vendosim nesër. Manaj...