11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë

11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 11 Majit në qarqet e Tiranës, Fierit, Durrësit dhe Elbasanit. Tashmë i hapet rruga certifikimit zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Tirana, Fieri, Durrësi dhe Elbasani janë qarqet e fundit të mbetura pa u certifikuar, kjo për shkak të rinumërimit. Kujtojmë se procesi, me kërkesë të opozitës, zgjati plot tre javë. Me rihapjen e kutive, Partia Demokratike humbi më shumë vota nga ç’kishte marrë më 11 maj. Lëvizjet e votave në Tiranë, për anëtarët e KAS...
Burimi: Opinion.al