11 maji, ekspertët: Kostoja e premtimeve elektorale llogaritet në dhjetëra miliardë euro

11 maji, ekspertët: Kostoja e premtimeve elektorale llogaritet në dhjetëra miliardë euro

Shqipëria është njohur për udhëheqës politikë të premtimeve të pamundura, por kësaj here duket se gjërat janë ekzagjeruar në një nivel krejt tjetër me premtime nga të gjitha palët për politika ekonomike e fiskale të shumta, ndërsa dy partitë kryesore përballen me një krizë kredibiliteti të shkaktuar jo aq shumë nga mosrealizimi i premtimeve elektorale të shkuara se sa nga skandalet e njëpasnjëshme korruptive. Sipas një vlerësimi të qendrës Altax, një qendër studimore në Tiranë, premtimet e partive kryesore si Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, apo partive të reja si Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë, kërkojnë disa dhjetëramiliardë euro që...
Burimi: Javanews.al