Franca mposht Gjermaninë dhe fiton “finalen e vogël” të Ligës së Kombeve (video)

Franca mposht Gjermaninë dhe fiton “finalen e vogël” të Ligës së Kombeve (video)

Gjermania dhe Franca u përballën në finalen e “vogël” për vendin e tretë në Ligën e Kombeve, në sfidën e luajtur në “MHPArena”, Stuttgart. “Gjelat” e drejtuar nga Didier Deschamps fituan me shifrat 0-2. Një sfidë shumë e luftuar, por goli i parë i takimit erdhi në fund të pjesës së parë. Aurelien Tchouaméni kroson në zonë për Mbappe, ky i fundit bën një veprim të bukur dhe dërgon topin në portën e mbrojtur nga Ter Stegen. GOLIIMBAPPE Në fillim të pjesës së dytë, Gjermania gjen golin me Deniz Undav, por goli anullohet nga VAR, për një ndërhyrje të parregullt të Füllkrug ndaj Rabiot. SHIKOVIDEON Në minutën e 58-të, Marcus Thuram ishte shumë pranë golit të dytë për Francën, por goditja e tij u ndal...