Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Më pëlqen të luaj me Shehun, sot ishte nga më të mirët në fushë”, Asllani krenohet me lojën: Treguam kualitetin tonë
Ka përfunduar në baraspeshë 0-0 përballja mes Shqipërisë dhe Shqipërisë. Një ndeshje ku kuqezinjtë patën shanset e tyre, të cilat fatkeqësisht nuk arritën t’i finalizonin me tundjen e rrjetës. Fitorja ishte vetëm 11 metra larg për ekipin tonë kombëtar, por portieri serb ia doli të priste penalltinë e gjuajtur nga Rei Manaj në fund të pjesës së parë. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët e takimit kanë dhënë intervistat e tyre për “TV Klan”. Asllani: “Duhet të jemi optimist. Sot kemi treguar kualitetin tonë. Mund ta fitonim këtë ndeshje përpara tifozëve tanë. Por tani kemi një ndeshje të vështirë kundër Letonisë dhe duhet të marrim tre pikë. Sot trajneri vendosi për Manajn. Edhe unë doja të gjuaja, por kur trajneri thotë do të godasë ky, atëherë...