No Image Available

Intervista/ Duka: Ndeshje shumë e vështirë, uroj të kemi një paraqitje pozitive

Në prag të ndeshjes ndaj Serbisë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për Klan News me gazetaren Viola Spiro, ka folur për përmbylljen me sukses të Europianit U-17 të zhvilluar në Shqipëri dhe për sfidat e radhës kualifikuese të Kombëtares për Kupën e Botës. INTERVISTA E PLOTË: Arritjet e këtij viti – Në këtë ditë të rëndësishme, para një sfide kaq të rëndësishme si kjo me Serbinë, është e vështirë që të flasësh për gjëra të tjera. Sapo kemi përfunduar një kampionat europian për 17 vjeçarët, i rëndësishëm dhe i suksesshëm nga të gjitha këndvështrimet, përveç rezultatit të ekipit tonë kombëtar, i cili nuk arriti të ishte në nivelet e 7 konkurrentëve të tjerë. Nga pikëpamja organizative, logjistike apo edhe nga numri i tifozëve...