Xhaka mohon largimin: Kam edhe 3 vite kontratë, ndihem mirë në Leverkusen

Xhaka mohon largimin: Kam edhe 3 vite kontratë, ndihem mirë në Leverkusen

Është folur shumë ditët e fundit për të ardhmen e Granit Xhakës, i lakuar në merkaton europiane. Edhe Milani, në fakt, ishte lidhur me mesfushorin shqiptaro-zviceran, përveç FC Basel, natyrisht. I rritur te kuqeblutë, Graniti ishte rikthyer në stadium për të ndjekur fitoren e kampionatit zviceran nga ish-skuadra e tij. Një ngjarje që, e shoqëruar me disa deklarata “flirtuese” të lojtarit, dukej sikur mund të ishte paralajmërimi i rikthimit në shtëpi. Zëra që megjithatë janë mohuar nga vetë Xhaka nga Meksika, ku ndodhet me kombëtaren: “Zërat nuk mungojnë, disa i kam nxitur vetë duke folur për një rikthim të mundshëm te FC Basel, duke ndezur me siguri atmosferën në stadium. Sidoqoftë, në Leverkusen kam edhe tri vite kontratë. Unë dhe familja jemi të lumtur atje....