Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriperëndim të Londrës, zjarrfikësit iu përgjigjën një raportimi për zjarr në hyrjen e ndërtesës. Zjarri ishte i vogël, duke shkaktuar dëme minimale në derën kryesore dhe nuk ishte ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme, përveç një gjëje. Shtëpia, në lagjen Kentish Taun, i përkiste kryeministrit britanik, Keir Starmer, që e lëshoi me qira pasi u zhvendos në shtëpinë e kryeministrisë. Ishte një nga tre aktet e zjarrvënies në maj që shënjestruan prona të lidhura me Starmerin, tha policia. Misteri u thellua tri ditë më vonë, kur policia njoftoi për akuzën ndaj ukrainasit, Roman Lavrynovych. Që atëherë, tre burra të tjerë janë arrestuar, përfshirë edhe një tjetër ukrainas dhe një rumun që më herët kishte jetuar në...