“Përndjekje”, Ristani reagon ndaj emisionit investigativ: Fëmijët e mi nuk janë target për shantazh, kjo nuk është..

“Përndjekje”, Ristani reagon ndaj emisionit investigativ: Fëmijët e mi nuk janë target për shantazh, kjo nuk është..

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka reaguar ashpër përmes një deklarate publike ndaj emisionit investigativ “Piranja” dhe drejtuesit të tij, Vojo Bregu, duke i akuzuar për ndjekje të vazhdueshme dhe përndjekje fizike ndaj saj dhe familjes. Ristani thekson se kjo nuk është më çështje transparence apo raportimi mediatik, por një formë e pastër shantazhi që ka përfshirë edhe fëmijët e saj të mitur. Ajo paralajmëron ndjekje ligjore të çështjes dhe e quan të papranueshëm manipulimin dhe dhunën psikologjike që fshihet pas emrit të gazetarisë. Reagimi i plotë:
 Prej më shumë se tre muajsh, unë dhe familja ime jemi vënë në shënjestër të një përndjekjeje të vazhdueshme dhe të paprecedentë nga emisioni investigativ “Piranja”, i drejtuar nga z. Vojo Bregu dhe transmetuar...