Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Spalletti: Një ditë Acerbi do të më shpjegohet, unë do t’i them çfarë mendoj për respektin
Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka folur për “Sky Sport” në prag të sfidës vendimtare ndaj Norvegjisë, ndeshje kyçe për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Ai ka komentuar mungesat, përzgjedhjet taktike dhe çështjen e nxehtë me Francesco Acerbin, duke dhënë mesazhe të qarta. Mungesat dhe atmosfera para ndeshjes – “Jemi të gjithë këtu, të lumtur që do të luajmë një ndeshje të këtij niveli. Ka gjithmonë një balancë mes tensionit mendor dhe bukurisë së kësaj sfide unike”. Mungesa e Kean dhe zgjedhjet – “Kishim tre lojtarë për atë rol, një duhej të qëndronte jashtë. Tani nuk do kem nevojë të lë askënd në tribunë. Janë 21 lojtarë, plus portierët. 16 do të luajnë, më pas kemi një ndeshje tjetër brenda pak ditësh. Të gjithë...