Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ancelotti debuton me barazim pa gola te Brazili, fiton Argjentina e kualifikuar tashmë
Debutimi i Carlo Ancelottit në stolin e Brazilit nuk la gjurmë. Në transfertën delikate kundër Ekuadorit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, “Seleção” u ndal me barazim pa gola (0-0), pa emocione, duke treguar sërish probleme shqetësuese në fazën sulmuese. Ekuadori, i pamposhtur prej 8 ndeshjesh në shtëpi dhe i fortë në mbrojtje (vetëm 5 gola të pësuar në 15 ndeshjet e fundit në shtëpi), e konfirmon qëndrueshmërinë e vet. Pavarësisht skemës më të balancuar të zgjedhur nga Ancelotti, me Marquinhos dhe Alex Sandro që udhëhoqën mbrojtjen dhe Vinicius Junior që veproi si lider ofensiv me fanellën me numrin 10, Brazili nuk arriti ta çajë mbrojtjen kundërshtare. I riu Estevão krijoi rastin e vetëm të rrezikshëm në pjesën e parë, të humbur nga Gerson,...