Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Jaho Brahaj: Ndërhyrjet pa kriter po tjetërsojnë monumentet e kulturës, restaurimi është kthyer në një biznes
Ndërhyrjet pa kriter në objektet monumente kulture kanë sjellë herë pas here reagimet e specialistëve të fushës së trashëgimisë kulturore, duke shprehur kritika për institucionet. Për studiuesin Jaho Brahaj tjetërsimi i monumenteve të kulturës është bërë një sëmundje, që kërkon vëmendje nga institucionet. Në intervistën për gazetën “SOT” studiuesi Jaho Brahaj, i cili dhe më parë ka folur për problemet në trashëgiminë tonë kulture thotë se edhe ndërhyrjet që po bëhen në ish burgun e Spaçit nuk janë brenda kritereve. Studiuesi Brahaj shpreh dhe kritika në drejtim të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, që sipas tij nuk kanë treguar sa duhet vëmendjen ndaj problemeve të ndryshme me të cilat përballet trashëgimia kulturore, një ndër to dhe ndërhyrjet pa...