Frikë nga përplasjet, qeveria greke anulon finalen e basketbollit Panathinaikos-Olimpiakos

Frikë nga përplasjet, qeveria greke anulon finalen e basketbollit Panathinaikos-Olimpiakos

Adriatik BALLA Qeveria greke ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ndeshjeve finale të ligës greke të basketbollit mes Panathinaikos dhe Olimpiakos, pas incidenteve të ndodhura në pallatin e sportit në Pire, para dhe pas ndeshjes së fundit. Kësaj here, incidentet kanë në qendër vetë pronarët e dy ekipeve kryesuese në këtë ligë. Seria e të ashtuquajturave “play-off”-s është aktualisht në rezultatin 1-1 dhe ndeshja e tretë, e planifikuar për të mërkurën, është shtyrë. Presidentët, njëkohësisht pronarë të dy klubeve të njohura, janë thirrur për t’u takuar me ministrin e Sportit të vendit deri të mërkurën në orën 15:00. Në postime online, në fillim përjashtuan mundësinë e pjesëmarrjes në këtë takim, duke lënë në dyshim fatin e ultimatumit qeveritar, ndërsa sot presidenti i Panathinaikos është pozicionuar...