“Nuk u bë qameti”/ Dash Shehi në garë për deputet: Larg qoftë po nuk fitova, do iki si…

“Nuk u bë qameti”/ Dash Shehi në garë për deputet: Larg qoftë po nuk fitova, do iki si…

Dashamir Shehi, kandidon në koalicionin “Djathtas 1912”, për të marrë një tjetër mandat deputeti. I ftuar në një emision, Shehi i cili kandidon në listë të hapur, tha se dhe në rast humbje, sërish do të largohet me nder. Pjesë nga biseda: Ylli Rakipi: Pse u largove nga Partia Demokraitke, sepse aty mund të kishte vend të sigurtë në listë? Dashamir Shehi: Që kur humbën zgjedhjet e 2021 kam menduar se opozita duhet të marrë një trajektore tjetër. Kam shpresuar që nga gjurulldia e madhe do të prodhohet diçka, por prodhoi këtë që kemi sot. Këto zgjedhje kanë nevojë të prodhojnë diçka të re, një trajektore të re politike, personazhe të reja. Ja vlen kjo punë, kjo lloj sacrifice. Me këtë pjesën tjetër, na kanë...