Barcelona, gjithçka e konfirmuar. Joan Garcia po vjen, portieri gjerman rrezikon largimin

Barcelona, gjithçka e konfirmuar. Joan Garcia po vjen, portieri gjerman rrezikon largimin

2 Qershor 2025 14:05 Alfred Lleshi Barcelona është gati të përforcojë portën me një prurje të re. Bëhet fjalë për Joan Garcia, portier i lindur në vitin 2000, që vjen pas një sezoni të shkëlqyer me Espanyol. Ai ka tërhequr vëmendjen e klubit blaugrana si për të tashmen, ashtu edhe të ardhmen. Sipas asaj që raporton katalanasja “Sport”, lojtari në fjalë ka arritur tashmë marrëveshje paraprake me Barcelonën, e cila është gati ta mbyllë transferimin duke paguar klauzolën e lirimit prej 25 milionë eurosh. Marrëveshja mes palëve është afër dhe zyrtarizimi mund të ndodhë që në fillim të javës së ardhshme. Garcia konsiderohet si një nga portierët më premtues në futbollin spanjoll, ka qenë protagonist absolut në sezonin e fundit të Espanyol. Mbërritja e tij...