1000 aplikantë ende në garë për t’u bërë policë! Skënder Hita: Procesi transparent, shanse të barabarta për të gjithë

1000 aplikantë ende në garë për t’u bërë policë! Skënder Hita: Procesi transparent, shanse të barabarta për të gjithë

1000 kandidatë janë ende në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, nga 1300 që kishin aplikuar fillimisht. Kandidatët po i nënshtrohen testimeve mjekësore, fizike dhe psikologjike për t’u pranuar në Patrullën e Përgjithshme. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizitoi Akademinë e Sigurisë, ku u takua dhe bashkëbisedoi me kandidatët që vijojnë konkurrimin. “Ju falënderoj për interesin dhe besimin që keni treguar për Policinë e Shtetit, duke zgjedhur të konkurroni për t’u bërë pjesë e saj. Numri i lartë i aplikantëve, rreth 1300 në fazën fillestare dhe tashmë rreth 1000 pas fazës së parë, është një tregues pozitiv dhe motivim për të vijuar forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe ndërtimin e një policie gjithnjë e më profesionale. Ju uroj suksese...