100 ditë rezistencë! Paralajmërohet protestë masive: Do kalojmë në mosbindje civile, të rrethojmë Kryeministrinë

100 ditë rezistencë! Paralajmërohet protestë masive: Do kalojmë në mosbindje civile, të rrethojmë Kryeministrinë

Sot shënohet dita e 100-të e protestave kundër qeverisë, ndërsa në Tiranë pritet të zhvillohet një tubim i madh qytetar. Pas 100 ditësh protestash dhe marshimesh, aktivistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme, duke e cilësuar këtë ditë si një moment të rëndësishëm për vijimin e aksionit qytetar. Protesta e sotme vjen pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë, kur qytetarët vijuan marshimin në kryeqytet dhe përsëritën kërkesat e tyre për ndryshim politik. Në qendër të thirrjeve të protestuesve janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike. Për protestën e ditës së 100-të, aktivistët kanë bërë thirrje që qytetarët të bashkohen jo vetëm nga Tirana, por edhe nga qytete të tjera të vendit. Aktivisti Ilir Xhemalaj...