10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës!

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës!

Nënë Tereza TIRANË- Sot, 5 shtator shënohet 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku. Dhjetë vite më parë, në 2016, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku lexoi formulën e shenjtërimit dhe shpalli Nënë Terezën shenjtore, duke i dhënë asaj emrin Shën Tereza. Shenjtërimi i Nënë Terezës e bëri murgeshën shqiptare të pavdekshme në sytë e katolikëve, por edhe të gjithë botës. Procesi i shenjtërimit u bazua në njohjen e dy mrekullive të atribuuara ndërmjetësimit të saj pas vdekjes. Përpara shenjtërimit, Nënë Tereza ishte lumturuar nga Papa Gjon Pali II në vitin 2003, pas njohjes së mrekullisë së parë. Kush ishte Nënë Tereza? Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur në mbarë botën si Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht të 1910 në Shkup. Ajo...