10 vite më vonë u bë realitet; dita kur Neymar tentoi të transferonte Gabriel Jesus te Barça

10 vite më vonë u bë realitet; dita kur Neymar tentoi të transferonte Gabriel Jesus te Barça

Barcelona ka mbyllur transferimin e Gabriel Jesus, sulmuesit të Arsenalit, për 10 milionë euro. Operacioni erdhi në befasi, pasi gjithçka tregonte se klubi nuk do të merrte sulmues, pas dështimit për të afruar Julián Álvarez, për shkak të refuzimit të Atlético Madridit për të negociuar. Nuk është hera e parë që Gabriel Jesus ishte në radarët e Barcelonës. Barça e vëzhgoi që në vitin 2016, kur ai spikaste te Palmeiras. Drejtori sportiv i atëhershëm, Robert Fernández, udhëtoi në Brazil për ta parë nga afër. Konkurrenca europiane ishte e madhe. Barcelona përdori edhe kartën “Neymar”. Të dy ishin pjesë e kombëtares braziliane që do të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të Rios. Neymar bisedoi me Gabriel Jesus për ta bindur të transferohej te Barça. “Neymar e...